Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, gjatë darkës së përbashkët në Bukuresht, ku po mbahet takimi i UEFA-s “Top Executive Programme”.
Gjatë këtij takimi ata diskutuan për shumë çështje me rëndësi në futboll, derisa fokusi i bisedës ishte i përqendruar në çështjet organizative dhe investimet e projekteve të programit ‘hat-trick’, në të cilin komision të UEFA-s bën pjesë edhe presidenti Ademi.

Duke biseduar për ndeshjen gjysmëfinale të ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, Maqedoni e Veriut – Kosovë, e cila do të zhvillohet më 26 mars në Shkup, presidenti Ademi e ka ftuar presidentin Çeferin që të jetë i pranishëm në këtë ndeshje.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...