Në ditët e fundit ishte publikuar një dokument i UEFA-s nga mediat i vitit 2020, ku shkruhej se Disiplinori i UEFA-s e kishte pezulluar Agim Ademin nga futbolli shkaku se ishte dënuar më 9 muaj burg nga Gjykata e Kosovës.
Por kryetari i FFK-së deklaron sërish se ndaj tij nuk është shqiptuar asnjë dënim, duke publikuar një letër të marr sot nga UEFA.
Ademi ka folur në lidhje me letrën sqaruese të marr nga UEFA, duke thënë se është konfirmuar se ndaj nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë ndalesë.
“Sot FFK ka pranuar nga UEFA letrën sqaruese, në të cilën letër UEFA konfirmon se ndaj meje nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë vendim ndalese”.
“Siç mund të shihni nga kjo letër, ndaj meje nuk ka asnjë vendim dhe as ndalesë nga ndonjë organ i UEFA-së, ndërsa vendimi i cili ka qarkulluar në media, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë efekt juridik pasi që ishte anuluar nga vet organi përkatës i UEFA-s, sepse Gjykata Supreme e Kosovës me anulimin e aktgjykimeve respektivisht kthimit të çështjes në rivendosje, kishte gjetur se përfundimet e instancave tjera gjyqësore nuk ishin të bazuara në prova dhe fakte, respektivisht kishte nxjerr konstatime rreth pafajësisë sime në këtë çështje”.
“Shantazhet dhe të pavërtetat e individëve që kanë përfituar nga FFK-ja pa meritë, nuk mund të ndalin FFK-në dhe as mua në avancimin e futbollit të Kosovës dhe punët e mira të FFK-së që po bëhen në partneritet me UEFA-n, FIFA-n dhe institucionet qeveritare të Kosovës”.
“Ju faleminderit edhe njëherë të gjithë atyre që nuk kanë rënë pre e manipulimeve, por kanë besuar në punën time dhe të Federatës”, ka shkruar Ademi.
Në ditët e fundit, sidomos pas shpalljes së zgjedhjeve në FFK, ka pasur akuza dhe kundër-akuza nga të dyja kampet./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...