Agim Ademi ka reaguar në lidhje me incidentin në Çeki me ç’rast u sulmuan tifozët tanë.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës pohon se incidenti ka qenë i izoluar duke lavdëruar punën e policisë çeke për reagimin e tyre të menjëhershëm, shkruan portali arbresh.info.
“Provokimet janë tejkaluar. Mund të vijnë gjithandej. Ishte një incident i izoluar. Policia ka reaguar mirë”, ka thënë Ademi për SuperSport Kosova.
“Tashmë na intereson fusha dhe loja”
“Dardanët” u sulmuan në Plzen pak orë para ndeshjes dhe policia ka arrestuar disa prej sulmuesve.
Ndeshja mes Çekisë dhe Anglisë zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Takimi fillon në stadiumin “Doosan Arena” nga ora 20:45./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...