Afati i fundit i Barcelonës për të marrë vendimin nëse do të luajë në Camp Nou në gjysmën e parë të këtij sezoni është caktuar për të enjten, më 28 gusht, sipas UEFA-s.
Në atë datë, UEFA do të mbajë shortin e fazës së Ligës së Kampionëve, me Barcelonën që do t’i zbulojë kundërshtarët e saj.
Pas shortit, Barcelona duhet t’i tregojë UEFA-s se ku planifikon t’i zhvillojë ndeshjet në shtëpi.
Pasi të konfirmohet, Barça nuk mund të ndryshojë vendin e zhvillimit deri pas fazës së ligës, e cila do të jetë faza e 1/8-tës, me shumë mundësi në vitin 2026.
Barcelona i është lutur UEFA-s që t’i lejojë të luajnë ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve jashtë fushe nga 6, 17 ose 18 shtatori deri më 30 dhe 1 tetor.
Ndërsa UEFA tashmë e ka pranuar kërkesën e Barcelonës për të luajtur ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve jashtë fushe, klubi duhet të konfirmojë nëse do të vazhdojë në Camp Nou apo në ndonjë stadium tjetër.
Barcelona tashmë ka marrë lejen përfundimtare për përfundimin e Fazës 1A të punimeve në Camp Nou. Kjo i lejon klubit të hapë pjesërisht stadiumin dhe të përdorë rreth 27,000 vende për tifozët. /Telegrafi/
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...