Sulmuesi i Athletic Bilbao, Aritz Aduriz ka thënë se është i lumtur që është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Aduriz shënoi golin e fitores kundër Barcelonës në minutat shtesë të pjesë së dytë duke e dërguar skuadrën në gjysmëfinale, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë se janë lodhur duke parë gjithmonë Realin dhe Barcelonën duke fituar gjithçka.

“Jemi të lodhur duke parë Barcelonën dhe Realin duke fituar gjithçka dhe është mirë të shohim garë me dinamikë njëjtë si në Angli”.
“Është ëndërr e të gjithëve të fitojmë titullin dhe jemi duke e bërë, do luftojmë për të”, theksoi ai.
Kujtojmë se nga Kupa e Mbretit është eliminuar edhe Real Madrid ndërsa katër skuadrat që kanë prekur gjysmëfinalën janë Athletic Bilbao, Mirandes, Granada dhe Real Sociedad./arbresh.info.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic