Anësori i Real Sociedadit, Adnan Januzaj ka paralajmëruar tifozët se ata do të shohin më të mirën nga ai sezonin e ardhshëm.
Reprezentuesi kosovar i Belgjikës u largua nga Manchester United në verën e kaluar për transferim në Real Sociedad, por sezoni i tij i parë në Spanjë nuk ka shkuar ashtu siç ka parashikuar, transmeton portali arbresh.info.
“Seriozisht, unë nuk kam luajtur shumë ndeshje radhazi, unë nuk kam qenë në gjendje të vazhdoj për shkak të lëndimeve të vogla, sëmundjeve… Kjo më ka bërë mua që të mos jem i rregullt në lojë”, ka thënë Januzaj për ‘AS’.

“Sezonin e ardhshëm, pasi tashmë njoh ligën dhe bashkëlojtarët e mi, jam i sigurt që ju do të shihini më të mirën nga Januzaj”
“Jam i lumtur këtu dhe ajo që ne duhet të bëjmë sezonin e ardhshëm, pasi nuk kemi ndeshje evropiane për të zhvilluar, është që të punojmë shumë çdo javë dhe për të arritur kualifikimin në Evropa Ligë”
23-vjeçari ka shënuar vetëm 21 gola brenda 21 paraqitjeve në La Liga këtë sezon./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës