Adnan Janzuaj ka asistuar në fitoren tronditëse të Real Sociedadit mbrëmjen e sotme (e enjte) kundër Atletico Madridit.
Gjiganti spanjoll është mposhtur me rezultat 3 me 0 në takimin e zhvilluar si mysafirë kundër skuadrës së trajnerit Imanol Alguacil Barrenetxea në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Janzuaj ishte asistues i golit të epërsisë nga Real Sociadi që shënoi për 1 me 0 derisa po zhvillohej minuta e 27′ e ndeshjes në stadiumin Javier Alberola Rojas. Ishte Willian Jose lojtari që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes pas asistimit të bukur nga reprezentuesi shqiptar i Belgjikës.
Goli i dytë u realizua nga Juanmi, i cili u inkuadrua në fushë në minutën e 72′, që realizoi bukur për 2 me 0 vetëm tetë minuta pas inkuadrimit në lojë.
Sulmuesi 24-vjeçar realizoi edhe golin e tretë në minutën e fundit të kohës shtesë (93′). Spanjolli mposhti me kokë portierin Jan Oblak duke duke i dhuruar fitoren e tretë radhazi skuadrës së tij në La Liga.
Real Sociedadi tani ka 43 pikë, tetë larg nga zona që i siguron kualifikimin në Evropa Ligë, ndërsa Atletico Madridi vazhdon qëndrimin në pozitën e dytë me 71 pikë, 12 larg nga Barcelona në krye të tabelës./arbresh.info/
Shikoni më poshtë tri golat e realizuara këtë ndeshje:
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...