Përkundër insistimit të madh të Napolit për ta transferuar sulmuesin e Borusia Dortmund, Karim Adeyemin, ai ka vendosur të qëndrojë tek skuadra gjermane.
Së paku kështu ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, shkruan Arbresh.info.
Napoletanët ishin të interesuar seriozisht për të marrë në skuadër yllin gjerman, pas largimit të Khvicha Kvaratskhelias.
Madje u raportua se klubi kishte arritur marrëveshjen për tarifën e transferimit.
Mirëpo tani në ditët e fundit të merkatos këto mbeten vetëm spekulime dhe ai do të vazhdojë të qëndrojë tek Dortmundi së paku deri në fund të këtij sezoni.
23-vjeçari ka një kontratë me gjermanët deri në vitin 2027.
Përveç Napolit edhe Juventusi ishte i intersuar për sulmuesin gjerman si dhe disa klubet të Premier Leagues.
Vlera e tij në faqen e specializuar të transferimeve “Transfermarkt” është 35 milionë euro./Arbresh.info/
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...