Klubet e BKT Superligës ndodhen në vlugun e përgatitjeve për stinorin pranveror. E shumica prej tyre kanë zgjedhur si destinacion Antalinë për fazën e përgatitjeve intensive dhe të ndeshjeve testuese, duke pasur parasysh kushtet atmosferike dhe ato të infrasratrukturës që i ofron ky vend bregdetar.
Duke pasur parasysh se shumica e klubeve ndodhen në Turqi, presidenti Agim Ademi me bashkëpunëtorë ndodhet për vizitë atje, për ta parë nga afër punën që po e bëjnë klubet tona gjatë këtyre përgatitjeve,njofton FFK.
Sonte, presidenti Ademi e ka vizituar SC Gjilanin, ku është pritur nga kryetari i klubit Florim Zuka dhe stafi i skuadrës.
Me këtë rast, kreu i FFK-së përgëzoi drejtuesit e këtij klubi për organizimin dhe kushtet e mira që i kanë krijuar për futbollistët dhe stafin e skuadrës, si dhe i dëshiroi punë të mbarë e të suksesshme dhe pa lëndime. Ndërkaq, kryetari i SC Gjilanit, Florim Zuka e falënderoi presidentin e FFK-së për vizitën dhe për punën e bërë në avancimin e futbollit, si dhe ndihmën që po u jep klubeve, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen./Arbresh.info/
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...