Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi zhvilloi sot takim me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në Varshavë, aty ku sonte do të zhvillohet ndeshja e Superkupës, Real Madrid – Atalanta.
Si gjithmonë në evente të tilla, edhe kësaj radhe i pari i FFK-së dhe kreu i futbollit evropian janë takuar për të diskutuar çështje kyçe që prekin futbollin në vendin tonë.
Në këtë takim përveç temave të zakonshme të futbollit, presidenti Ademi dhe presidenti Çeferin biseduan edhe për rregullativën e re ligjore të sportit në Kosovë, si dhe ndërveprimin e institucioneve të Kosovës me FFK-në. Presidenti Çeferin shprehu përkushtimin e UEFA-s për të mbështetur FFK-në dhe për të siguruar që zhvillimet në futbollin e Kosovës të jenë në përputhje me rregullativat dhe standardet e UEFA-s dhe kërkoi që UEFA të jetë e njoftuar me të gjitha zhvillimet që ndërlidhen me futbollin në vendit tonë. Presidenti Çeferin theksoi se në momentin e ardhjes së ekipeve të administratës së UEFA-s për të ndihmuar në organizimin e mbledhjes së Komitetit HatTrick, do të vijnë edhe zyrtarë të cilët do të shohin këto zhvillime, por edhe projektet e reja.
Ky takim por edhe diskutimet e tjera dëshmojnë respektin që top menaxhmenti i UEFA-s ka në vazhdimësi për FFK-në dhe presidentin Ademi.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...