Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur pas shortit të Ligës së Kombeve, ku Kosova është shortuar në Grupin B3 së bashku me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.
Ademi e cilësoi shortin si jo të lehtë, por theksoi se në Ligën B nuk ka më kundërshtarë të dobët dhe se Kosova tashmë është në një nivel tjetër garues.
“Shorti sot normalisht nuk është një short i lehtë, por duke pasur parasysh se tashmë ne jemi në grupin B dhe nuk ka ma kundërshtarë të dobët dhe nuk ka lojë të dobëta dhe sigurisht që jemi ata që tashmë jemi në nivel tjetër. Duke pasur parasysh këtë në këtë grup mund të ia dalim, edhe pse nuk është grup të cilin e njohim shumë, sepse me kundërshtarët si Irlandën dhe Austrinë nuk kemi luajtur, ne kemi luajtur dhe e njohim Izraelin, por sigurisht nuk e njohim Austrinë. Besoj se Foda pasi ka qenë trajner i Austrisë dhe jeton atje e njeh si karakter do të ia dalim disi”, ka thënë Ademi.
Kreu i FFK-së shtoi se gjendja fizike dhe mungesa e lëndimeve do të jenë kyçe për suksesin e ekipit në këtë edicion.
“Për ne është më rëndësi që ekipi jonë të jetë në kondicion të mirë, të jetë në formë të mirë, mos të kemi të lënduar dhe besoj se do të t’ia dalim, sepse kur kemi parasysh grupin që e kemi kaluar në kualifikueset e Kupës së Botës, ku kemi dal i dyti, besoj se edhe këtu mund të dalim të dytët, edhe pse duhet të jetë edhe fati më ne. Shpresoj se do të bëjmë më të mirën të mundshme dhe te kemi rezultatet të mira edhe në grup”, ka pohuar Ademi./rtk
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit
Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka g...