Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka njoftuar se gjithçka është gati për sfidën e sotme mes Kosovës dhe Zvicrës.
Edhe pse reshjet e mëdha të shiut po e vështirësojnë fushën në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ademi përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjithçka është në rregull, shkruan Arbresh.info.
“Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme!”
“Ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend.“
“Fusha na pret, tribunat janë gati të mbushen me emocion, zëra e brohorima.”
“Tani është momenti ynë, është koha e ekipit dhe tifozëve!”
“Shihemi në stadium!”, ka shkruar ai.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës luhet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...