Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ditën e sotme e ka nisur me një fotografi me disa prej futbollistëve të Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shkruar se ky brez i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare.
“Ky brez i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare. Dëshira e tyre e palëkundur për sukses dhe motivi i tyre plot pasion janë burimi i shpresave tona për një rezultat pozitiv sot në Bukuresht”, ka shkruar ai.
Ai tutje ka kërkuar që ta mbështesim me zëmër këtë kombëtare.
“Le t’i mbështesim me zemër dhe krenari, sepse ata janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës”, ka shkruar Ademi.
Kujtojmë që ndeshja Rumani-Kosovë zhvillohet sot ( e marte) në orën 20:45./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...