Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në shoqëri të përzgjedhësit Bernard Challandes, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, ndihmës-trajnerit Muharrem Sahiti dhe menaxherit, Bajram Shala, po qëndrojnë në Shkup, ku do të ndjekin nga afër ndeshjen e sotme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit.
Duke pasur parasysh që Kosova nuk arriti të kualifikohet direkt në Evropian nëpërmjet ciklit të rregullt kualifikues, tashmë e gjithë vëmendja dhe puna do të përqendrohet në përballjen gjysmëfinale kundër Maqedonisë së Veriut në muajin mars, me qëllim që të shfrytëzohet opsioni tjetër për kualifikim nëpërmjet barazhit të Ligës së Kombeve.

Dhe pikërisht vizita e sotme (e martë) në Shkup realizohet në kuadër të studimit të lojës së kundërshtarit.
Në muajin mars, Kosova, si fituese e Grupit 3 në Ligën D, do ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale në kuadër të ‘play-offit’ të Ligës së Kombeve si mysafir i Maqedonisë së Veriut.
Në rast të triumfit, atëherë do ta kërkojë fitoren edhe në finale ndaj fituesit të duelit në gjysmëfinalen tjetër, Gjeorgji – Bjellorusi, në mënyrë që si fituese e Ligës D në Ligën e Kombeve të kualifikohet në ‘Euro 2020’. /Telegrafi/
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...