Legjenda e Liverpoolit, Charlie Adam ka thënë se Xherdan Shaqiri mund të luajë në formacionin e parë.
Shaqiri këtë sezon nuk ka arritur të luaj në formacionin e parë, gjë që ka bërë që të jetë i zemëruar me këtë fakt.
Mirëpo, Adam ka kërkuar nga lojtari të jetë i duruar, pasi mund të këtë vend të rëndësishëm në skuadër.
“Mendoj se varet nga ai. Ka pasur disa lëndime në përgatitjet parasezonale. Në Liverpool të duhen lojtarët më të mirë. Ata që nuk luajnë duhet ta tregojnë vetën. Loja e tij është e mirë. Ka talent, gjithmonë e ka pasur. Fatmirësisht mund ta tregojë vetën në Liverpool, por është vështirë në klub të tillë. Është mjaftueshëm i mirë për të krijuar raste dhe të shënoj gola, mund t’i ndihmoj klubit të fitojë kampionatin anglez”, deklaroi ai./EO/
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...