Sipas raporteve, AC Milani është duke përgatitur rikthimin sensacional të ish trajnerit të tyre – Carlo Ancelottit.
E ardhmja e Ancelottit si trajner i Napolit duket në dyshime pas një kryengritje nga skuadra kundër pronarit të klubit, Aurelio de Laurentiis, transmeton portali arbresh.info.
Kjo periudhë e trazuar në stadiumin San Paolo ka ardhur si pasojë e rezultateve të dobëta.
Raportet në Itali sugjerojnë se Ancelotti ka vetëm edhe dy ndeshje për të ruajtur punën e tij marrë parasysh faktin se Napoli nuk ka fituar asnjë ndeshje në ligë që nga mesi i muajit tetor.
Megjithatë, Tuttosport pretendon se Milani është duke pritur me krah të hapur për shkak se dëshirojnë të sjellin Ancelottin në klub gjatë verës në rast se koha e tij te Napoli përfundon.
Ancelotti ka pasur një periudhë mjaftë të suksesshme te AC Milani si trajner nga vitit 2001 deri në vitin 2009, kohë brenda të cilës ata kanë fituar dy tituj në Ligë të Kampionëve, një titull në Serie A dhe dy Superkupa të UEFA-së./arbresh.info/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...