Për ngjarjen tragjike të futbollistes kosovare Florijana Ismaili ka reaguar edhe gjiganti italian – AC Milani.
Trupi i pajetë i futbollistes Ismaili është gjetur pasditen e së martës në një thellësi prej 204 metrave në fund të liqenit Como në Itali, shkruan portali arbresh.info.
Përveç telegrameve ngushëllimi nga klubeve, figura e personalitet të ndryshme, AC Milani është klubi tjetër që me anë të një postimi në rrjete sociale i ka shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve të Florijanas.
“Me një zemër të thyer morëm lajmin për vdekjen e lojtares së Zvicrës, Florijana Ismaili. Ngushëllimet tona më të thella për të, familjen, shokët dhe BSC Young Boys”, shkruan AC Milani në profilin e tyre zyrtar në Twitter.
“Pusho në paqe”
Për gjetjen e 24-vjeçares është shfrytëzuar një robot në mënyrë që të kryhet kërkimi nënujor./arbresh.info/
https://twitter.com/acmilan/status/1146315407030136832
I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inic...
Çka po ndodh me kontratën e Modricit te Milani?
Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran
Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”,...
Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të...
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...