AC Milani është mposhtur me rezultat 0 me 1 në takimin e sotëm (e shtunë) nga Benevento.
“Rossonerët” u mposhtën në San Siro nga skuadra në fund të tabelës duke vazhduar me gjashtë ndeshje pa fitore, gjë që rrezikon edhe kualifikimin e tyre në kompeticionet evropiane, shkruan portali arbresh.info.
Goli i shënuar në minutën e 29′ nga Pietro Iemmello pas asistimit nga Nicolas Viola ishte vendimtar në takimin ndërmjet dy skuadrave të zhvilluar në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.
Skuadra nën udhëheqjen e Gennaro Gattusos vazhdoi dominim gjatë gjithë ndeshjes, por pavarësisht ndryshimeve gjithashtu në formacion ata nuk arritën të realizojnë ndaj skuadrës së Berat Dijmsitit.
AC Milani vazhdon qëndron në pozitën e gjashtë me 54 pikë, dy më shumë se Atalanta në pozitën e shtatë dhe nëntë më pak se Interi në pozitën e pestë që i siguron kualifikimin direkt në Evropa Ligë./arbresh.info/
Çmimet në janar 5.8 % më të larta se një vit më parë
Edi Rama: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan...
Alarm i kuq në Rumani, bllokohet transporti ajror dhe rrugor...
Ukraina vendos sanksione ndaj Lukashenkos
Ramadani para ndeshjes me Celjen: Është e vështirë, por asse...
Selimi: Jam besimplotë se drejtësia do të na kthej në atdhe ...