AC Milan-i është duke punuar që të transferojë edhe një mesfushor në skuadër.
“Rosonerët” e kanë bërë prioritet transferimin e mesfushorit Tiemoue Bakayoko nga Chelsea, transmeton portali arbresh.info.
Dy skuadrat që një kohë janë në negociata, derisa Bakayoko do huazohet të gjiganti italian me mundësi blerje për 30 milionë euro.
Për ta realizuar këtë marrëveshje, AC Milan-i gjithashtu do e huazojë mesfushorin Tommas Pobega, i cili do i bashkohet Spezia-s.

Chelsea gjithashtu është i hapur për ta lejuar Bakayoko-n të largohet, derisa lojtari ka pranuar edhe zvogëlimin e pagesës vetëm që të rikthehet në “San Siro”.
I interesuar për francezin më herët ishte edhe PSG-ja, e cila tashmë ka kthyer interesimin të mesfushori i Tottenham-it, Dele Alli./arbresh.info.
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë