Agjenti i sulmuesit të AC Milan-it, Hakan Çalhanoglu ka kërkuar 6.5 milionë euro për të rinovuar kontratën.
Turku pësoi lëndim në këmbë gjatë stërvitjes dhe do mungojë 10 ditë, derisa është një ndër lojtarët që i skadon kontrata në qershorin e vitit 2021, transmeton portali arbresh.info.
Çalhanoglu ka shprehur dëshirën të qëndrojë në “San Siro”, por sipas Tuttosport, agjenti Gordon Stipic ka kërkuar 6.5 milionë euro që të mbetet.

26-vjeçari që do mungojë në përballjen ndaj Celtic-ut në Evropa Ligë, momentalisht ka kontratë me vlerë 2.5 milionë euro.
Në janar, kur t’i mbeten edhe gjashtë muaj kontratë, sulmuesi do jetë i lirë të diskutojë me klubet e tjera./arbresh.info.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...