Mesfushori David Silva do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, ndërsa Milan është në bisedime me agjentin e lojtarit.
Pas një dekade në Premierë Ligë, kontrata e Silva-s mbaron në fund të sezonit dhe nuk është i interesuar për ta rinovuar, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Corriere dello Sport, “Rosonerët” kanë kontaktuar agjentin e lojtarit dhe e kanë pyetur për ndonjë marrëveshje të mundshme.

Mirëpo, në garë për Silva është edhe skuadra amerikane, Inter Miami, të cilët që disa muaj janë duke u munduar të nënshkruajnë me spanjollin.
Thuhet se lojtarit i pëlqen më shumë kalimi në skuadrën e David Beckham sepse nuk dëshiron të mbrojë fanellën e ndonjë skuadre tjetër në Evropë, shkaku i dashurisë që ka për “Qytetarët”./arbresh.info.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...