Sulmuesi i Chelseas, Tammy Abraham pas fitores ndaj Arsenalit ka thënë se është mirë të jesh fitues.
Chelsea mposhti Arsenalin me rezultat 1 – 2 në kuadër të javës së 20-të në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
“Blutë” për të arritur këtë fitore patën mjaftë vështirësi, mirëpo ia dolën të përmbysin rezultatin brenda katër minutave.
Anglezi i cili shënoi golin e fitores në minutën e 87-të, pas ndeshjes u shpreh se ndjesia e fitores është mjaftë e mirë.

“Në pjesën e dytë thamë që besojmë dhe ndryshoi tërë loja e skuadrës. Është mirë ndjesia e fitores”
“Blutë” renditën në vendin e katër në tabelë me 35 pikë./arbresh.info.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër