Barcelona reagoi në momentet e fundit për të nënshkruar me sulmuesin Malcom nga Bordeaxui dhe drejtori i tyre i ri sportiv, Eric Abidal, ka thënë se është i ngazëllyer me transferimin e tij.
Abidal beson që braziliani është një lloj lojtari që përshtatet shumë mirë në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
“Ne e kemi parë që ai ka profil të Barcelonës”, ka thënë francezi në prezantimin e lojtarit.
“Ai është lojtar që luan me këmbë të majtë dhe mund të luaj në të dy krahët, po ashtu mund të luaj si një mesfushor”
“Ai ka një të ardhme të afërt para tij”
Abidal ka folur gjithashtu për biznesin e kryer nga Barcelona këtë verë duke thënë se është i kënaqur që ka siguruar shërbimet e lojtarëve si Malcom, Clement Lenglet dhe Arthur Melo./arbresh.info/
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...
“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...