Eric Abidal me rrëfim emocionues nga koha kur ishte prekur nga kanceri te skuadra e Barcelonës.
Eric Abidal ka kujtuar periudhën e vështirë nga viti 2011 kur vuante nga kanceri.
Disa prej bashkëlojtarëve te Barcelona madje i kishin kërkuar atij të mos iu dërgojë më video inkurajuese, sepse po iu dhimbjes Abidali ta shihnin duke vuajtur.
“Është një dhimbje që do ta mbaj në mend gjithë jetën. Ishte e padurueshme, si teh thike”, ka thënë Abidal për Canal+.
“Kur më tha doktori se do të operohesha, u lumturova. Është një vuajtje që nuk do t’ia uroja askujt. Isha shumë i hollë dhe para një ndeshje, e bëra një video dhe ua dërgova lojtarëve për t’i përshëndetur dhe përkrahur. E dini çka më tha Messi? Mos na dërgo gjërat të tilla më sepse po na lëndon. Unë nuk e shihja në atë mënyrë, po përpiqesha t’i inkurajoja ata, por më thonë se më shihnin si kufomë dhe se i mërziste ata”, ka shpjeguar Abidal.
Policia e konfirmon: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksident...
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...