Gjyqtari polak Szymon Marciniak ka marrë një ofertë për gjykimin e El Clasicos, raportojnë mediat polake.
Në Spanjë është një dramë e vërtetë që lidhet me ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Realit dhe Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit. Gjithçka nisi me emërimin e Ricardo de Burgos Bengoetxea si gjyqtar i ndeshjes.
Real Madridi nuk i pëlqeu vendimi dhe postoi një video në rrjetet e tyre gabimet e gjyqtarit në vitet e fundit.
Vetë gjyqtari ka reflektuar të gjithë situatën në konferencën zyrtare për shtyp dhe ka shpërthyer në lot. Nga ana tjetër, Real Madridi kërkoi ndryshimin e gjyqtarëve për ndeshjen. Të premten anuluan të gjitha aktivitetet zyrtare, madje rrezikohej që të mos zhvillohej as finalja.
Në fund, Real Madridi ka lëshuar një deklaratë ku konfirmon se do të vazhdojë të luajë ndeshjen.
Real Madridi kërkoi ndryshimin e gjyqtarëve për ndeshjen dhe sipas informacioneve të Kanal Sportowego, ky ndryshim ka qenë i mundur.
Për shkak të gjithë situatës, gjyqtarit polak Szymon Marciniak iu ofrua urgjentisht për të gjykuar këtë ndeshje prestigjioze.
Por në fund nuk do të ketë ndryshim gjyqtarësh, pasi polaku e refuzoi ofertën. /Telegrafi/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...