Wayne Shaw, 45 vjeçar, u shndërrua në sensacion gjatë këtij sezoni kur skuadra e tij Sutton United u takua me Arsenalin në FA Cup.
Portieri mori vëmendjen e medieve falë peshës dhe moshës së tij para kësaj ndeshje.
Ai u diskutua edhe më shumë kur gjatë ndeshjes në bankinë filloi të hante ushqim.
Në Angli u raportua për vënien e shumë basteve për Shaw se do të hante ushqim gjatë ndeshjes, kjo ka bërë që Federata Angleze ta akuzojë për shkelje të rregullave të basteve.
45 vjeçari për ‘The Telegraph’, ka kujtuar këtë moment, duke treguar përjetimet e vështira dhe rënien në depresion që ka pasur.
“Bota ime ra. Ishte në lot. Kurrë s’kam qenë i shkarkuar në jetën time. Në jetën time kjo është çdo ditë, me gjasë do të mbetet për një kohë të gjatë”, deklaron ai.
“Kam rënë edhe në depresion. S’kam mundur të flejë mirë, ndjeja se po u shtresoja. Dhe unë ende e kam atë nyje në barkun tim”.
Ai në fund mundohet të sqarojë se nuk ka të bëjë asgjë me vënien e basteve, duke mohuar përfshirjen e tij.

Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...