Djajtë e Kuq mund të jenë njëri prej klubeve më të pasura në botë, por disa ngjarjes në mes të viteve 2000 bën që të këtë një ndryshim seizmik financiar të tyre
Manchester United janë njëri prej klubeve më ikonike të futbollit në botë dhe për dekada ata ishin konsistent në arritjet e tyre nën drejtimin e Alex Ferguxon i cili ndihmoi shumë në rritjen e klubit.
Derisa tani janë në një periudhë jostabiliteti, sidomos pas largimit të Ferguson më 2013, Djajtë e Kuq mbeten ende një partner atraktivë sidomos për marketing ku edhe fitojnë para më së shumti.
Por, shqetësimet për borxhe, megjithatë, kanë dal në sipërfaqe në dekadën e fundit, me tifozët të cilët po dalin kundër lidershipit të tanishëm të klubit, transmeton GazetaExpress.
A është Manchester United në borxhe?
Manchester United janë në borxhe të mëdha dhe borxhet neto të klubit deri më 31 mars 2019 ishin 301.7 milionë funte. Kjo shifër është rritur shumë nga viti i kaluar kur ishte vetëm 400 000 funte.
Klubi ka qenë në borxh por ishte liruar më 2005, por borxhi herë është rritur dhe herë është rënë, por kulmi ishte në vitin 2010 ku arriti shifrat në 778 milionë funte.
Pse është në borxh Manchester United?
Borxhi kolosal i Manchester United është rezultat i kalimit të pronësisë së klubit tek familja Glazer më 2005.
Pronësia e Glazer në gjigantët e Premier Ligës ishte pak kontroverse pasi që e futi klubin në 525 milionë funte borxh-pasi që kishin marrë aksionet përmes kredive-një lëvizje kjo që njihet si “blerje e aseteve me burime të jashtme”.
Para kësaj blerje, Manchester United nuk kishte borxhe.
Një rifinancim i borxhit ndodhi më 2010 kur ai u rrit për ¼ e një miliardi të funtave.

Protestat e tifozëve të United kundër Glazers
Marrja e pronësisë së familjes Glazers te Manchester, dhe borxhi i vazhdueshëm, ishte një pikë e nxehtë për shumë tifozë të Djajve të Kuq.
Para shitjes se tij më 2005, tifozët ishin të zëshëm në kundërshtimin e tyre dhe protestat u bën të zëshme deri në kompletimin e pronësisë.
Grupe tifozësh u bashkuan dhe mbanin banera “Duaje Unitedin, urrejeni Glazerët” (LUHG) kurse ata visheshin më ngjyra të gjelbra dhe të arit – ngjyrat tradicionale të klubit para se ata ta adaptonin të kuqen – në një protestë për dorëheqjen e tyre.
Pati edhe bojkote, disa tifozë dolën kundër biletave sezonale, derisa të tjerët shkuan edhe me larg duke themeluar klubin e tyre tjetër, FC United of Manchester.
Demonstrata anti-Glazer kishte deri në vitin 2010, kur niveli i borxheve të klubit ishte më i keqi.
Në fakt, heroi i Djajve të Kuq, David Beckham ishte parë po ashtu me shallin me ngjyrë gjelbër dhe ari pas takimit në mes të AC Milan dhe Manchester United më 2010.
Protesta nuk janë mbajtur viteve të fundit, por ato mund të ndodhin.

Sa është vlera e Manchester United?
Sipas Forbes, Manchester United kishte vlerë prej 3.8 miliard dollarë në majin e këtij viti, e cila gjë i bën atë klubin e tretë më të vlefshëm në botë, pas Real Madridit dhe Barcelonës.
Vlera 3.8 miliard dollarë ka rënë për tetë për qind nga vlera e vitit të kaluar ku ata kryesonin, ishte 4.1 miliard dollarë.
Marrëveshje reklamuese (1.4 miliard dollarë) dhe të ardhurat nga transmetimi (1.3 miliard dollarë) janë kontribuuesit më të mëdhenj në pasurinë e tyre, që llogaritet se përbëjnë 71.1 për qind të shifrave të cekura për vitin 2019.
Pas kësaj, të ardhurat nga ndeshjet, biletat dhe korporatat gjenerojnë afër 655 milionë dollarë, kurse pjesa e mbetur prej 444 milionë dollarë vjen për shkak të fuqisë se brendit të tyre.
Pavarësisht rënies së tyre, Djajtë e Kuq vazhdimisht janë në vendin e tretë të listës së Forbes bashke me Realin dhe Barcën prej vitit 2007, ku tetë herë ishin të parët.
Ata ishin të parët prej vitit 2007-2012 dhe u kthyen në krye të tabelës edhe më 2017 dhe 2018.
Lëvizjet e tyre viteve të fundit lidhen më shumë me mos sukseset e tyre në fushë, me mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, kurse skuadra se ka as për së afërmi suksesin që kishte me Alex Ferguson. /GazetaExpress/
Haradinaj: Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati bes...
Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në ...
Komandanti i KFOR-it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasi...
I jepet lamtumira e fundit Shemit
U.D. Kryeprokurori i Shtetit uron Krishtlindjen
Banorët “masakrojnë” arushin e Albës