Cristiano Ronaldo tundi dorën me një person që hyri në fushë për ta përshëndetur me sulmuesin e Juventusit mbrëmjen e sotme (e martë).
33-vjeçari është duke bërë paraqitjen e tij të parë në stadiumin Old Trafford pas pesë viteve, që nga largimi i tij në vitin 2009 për transferim te Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.
Por, nuk zgjati shumë dhe një tifoz i Manchester United hyri në fushë duke tentuar për të takuar heroin e tyre. Megjithatë, vetëm pak metra para se të arrijë te ish ylli i ‘Los Blancos’, për shkak se ishte shumë afër, stafi i sigurimit arriti ta kap atë duke e shtrirë në fushë.
Lexo edhe: Çfarë iu ka thënë Cristiano Ronaldo bashkëlojtarëve për rikthimin në Man Utd?
Cristiano Ronaldo tregoi klasin e tij dhe iu përgjigjur kësaj duke ia dhënë dorën atij, moment të cilin tifozi nuk do ta harroj asnjëherë në jetën e tij.
Manchester United aktualisht është në disavantazh kundër Juventusit në UEFA Ligë të Kampionëve në kuadër të fazave grupore pas golit të shënuar në pjesën e parë nga sulmuesi argjentinas Paulo Dybala derisa po zhvillohej minuta 17’.
Sidoqoftë, “Djajtë e Kuq” nuk janë duke u dorëzuar dhe shpresojnë në ndonjë rikthim të mundshëm, ashtu si bënë kundër Newcastle United nga 2 me 0 duke shënuar fitore në 3 me 2.
Ata po ashtu ishin në disavantazh 1 me 0 kundër Chelseas para se Anthony Martial të realizonte dy herë por në fund barazuan 2 me 2./arbresh.info/

Konjufca: Dialogu me Serbinë i brishtë për shkak të mungesës...
Zyrtare: Kosova me dy miqësore në qershor, Çekia jashtë dhe ...
Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas daljes nga “Ferma VIP”
Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat l...
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...