Milan ka deklasuar Shkëndijën e Tetovës me rezultat 5:0, në kualifikimet për fazën e Grupeve të Europa Leagues.
Pavarësisht se luante ndaj një skuadre shumë të vogël, numri i tifozëve në San Siro ishte shumë i madh.
Saktësisht për këtë ndeshje u shitën 40.613 bileta, aq sa ishin të pranishëm edhe në stadium.
Nga shitja e këtyre biletave, Milan ka fituar hiç më pak se sa 1.146.438.00 euro.
Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas një jave në stadiumin e Shkëndijës, ku edhe aty pritet të ketë një numër të madh të tifozëve.

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia