Pas dy vjet bisedimesh, Silvio Berlusconi ia ka shitur klubin e futbollit AC Milan grupit të investuesve kinezë për 740 milionë euro.
Pas 31 vjet në krye të klubit, Berlusconi nënshkroi marrëveshjen me kompaninë Rossoneri Sport Investment Lux, pas të cilës 99,93 për qind e pronësisë së klubit kalon në duart e pronarit të ri.
Vlera e kontratës llogaritet në rreth 740 milionë euro, ku janë përfshirë edhe rreth 220 milionë euro borxh i klubit.
Bisedimet rreth shitjes së klubit kanë zgjatur rreth dy vjet. Ato ishin ndërprerë dy herë, ndërsa tash u erdhi fundi dhe grupi i investuesve kinezë të mbledhur rreth tajkunit Yonghong Li morën klubin.
“Dua të falënderon zotin Berlusconi dhe kompaninë e tij Fininvest, por edhe tifozët për durimin. Nga sot fillojmë të ndërtojmë të ardhmen e re”, tha Li.
Gjatë kohës së Berlusconit, Milan fitoi gjithsej 29 trofe dhe pesë tituj të kampionit të Evropës. Ndeshjen e parë me pronarin e ri Milan do ta luajë të shtunën kundër rivalit të qytetit Inter, i cili po ashtu është në duart e pronarëve kinezë.
Bie pushteti 16-vjeçar i Orbanit – Gjithçka që duhet të dini...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Haxhiu sot merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e ...
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...