Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka treguar në do t’i jap disa leksione Granit Xhakës për penaltinë e shkaktuar vonë gjatë ndeshjes kundër Crystal Palaces.
Kishin mbetur më pak se 10 minuta në Selhurst Park dhe “Topçinjtë” ishin në prag të fitores së tyre të 12-të radhazi para se ylli kosovar të shkaktonte në zonën e penaltisë një ndërhyrje të palejuar ndaj Wilfried Zahas, transmeton portali arbresh.info.
Luka Milivojevic u tregua i saktë nga pika e bardhë duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje për t’i dhuruar.
Shkodran Mustafi shkaktoi penaltinë e parë, të cilin e ekzekutoi Milivojic për të dërguar skuadrën e tij në epërsi, para se Xhaka dhe Pierre Emerick Aubemeyang të përmbysnin rezultatin pas pjesës së parë. Duke folur për barazimin, Emery tha:
“Jam i zhgënjyer me rezultatin, por puna jonë ishte e mirë”
“Ne barazuam, nuk është keq, është më mirë të fitosh por nëse shikojmë ndeshjen për 90 minuta, ishte një rezultat i merituar”
“Dy penaltitë kundër nesh në zonën e rreptësisë ishin ndaj dy aksioneve të vështira për mbrojtjen. Xhaka është duke luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes, ai është më i mirë në mes”
“Nuk do t’i them asgjë [për shkaktimin e penaltisë]”
“Sot ne ishim kompetitiv brenda 90 minutave, ne kishim nevojë për barazim dhe pasi shënuam për 1 me 2 ne kishim rezultat të mirë”
“E di se ne kishim nevojë për një tjetër gol për qetësi”
Arsenali qëndron në pozitën e katërt në tabelë me 22 pikë, katër më pak se Liverpooli në krye./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...