Robert Lewandowski momentalisht po rikuperohet nga një lëndim muskulor, me trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, që ka dhënë një përditësim pozitiv për polakun.
Flick ka dhënë një përditësim pozitiv për rikuperimin e Lewandowskit nga lëndimi që pësoi në fitoren me rezultat 4-3 ndaj Celta Vigos në prill.
Kjo deklaratë inkurajuese nga tekniku gjerman vjen si një shtysë për tifozët, pasi rikthimi i mundshëm i sulmuesit për duelin e dytë ndaj Interit, do të rriste gjasat për të siguruar kualifikimin në finale.
Lewandowski ka qenë në formë sensacionale për Barcelonën këtë edicion, duke realizuar 40 gola në 48 ndeshje dhe duke u renditur në mesin e golashënuesve më të mirë në Ligën e Kampionëve.
Teksa Ferran Torres ka bërë një hap para me sukses në mungesë të tij, eksperienca e polakut dhe inteligjenca e tij do të ishte vendimtare në këto përballje të mëdha.
“Po, Robert mund të jetë atje kundër Inter, ai po bën mirë dhe ka progres. Ai po bën shumë më mirë se sa e kemi menduar, por duhet të presim”.
“Ne e dimë se ai është një profesionist, ai mund të jetë atje këtë të martë”, ka thënë Flick.
Para se katalanasit të fillojnë të ëndërrojnë për kualifikim në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë nga viti 2015, ata paraprakisht do të luajnë ndaj Real Valladolidit në La Liga të shtunën./Telegrafi/
Kjo është gjendja e vajzës që raportohet se ka rënë nga kati...
SHBA-ja në OKB: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përf...
Vdekja në Ulpianë, policia jep detaje
Dy shtetas algjerian arratisen nga Qendra e Azilantëve në Vr...
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba për shkelje në trafik bren...
Avioni që transportonte presidentin e Liberisë pëson defekt ...