James Rodriguez është i lumtur në Angli dhe në Everton.
Kështu thotë Carlo Ancelotti, sipas të cilit, lojtari do të vazhdojë të qëndrojë dhe të luajë në Premierligë.
Është raportuar më herët se lojtari s’po ndihet mirë në Angli, sidomos me motin.
“Ai është mirë, nuk ka asnjë problem”, tha Ancelotti.
“Flas me të çdo ditë, ai është i lumtur këtu. Ai është i motivuar”.
“Ka pasur probleme me kyçin në ndeshjet e fundit, por tani është në gjendje të mirë. Ndihet mirë këtu sepse të gjithë e trajtojnë shumë mirë”.
“Nuk e di nëse është ankuar për motin, por e dimë se nuk është moti më i mirë në botë. Por ka shumë gjëra pozitive në këtë aspekt”.
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...
Erion Veliaj mbetet në burg
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...