Silvano Martina, menaxheri i Gianluigi Buffonit, e ka pranuar se janë duke u zhvilluar bisedime për kthimin e portierit legjendar në Juventus, edhe pse pohon se tani për tani kjo mbetet vetëm ide.
Të martën mbrëma mediat italiane raportuan se Buffon nuk po e planifikonte kthimin vetëm në Serie A dhe Itali, por edhe në Juventus pas një viti aventurë në Paris Saint-Germain,
Sky Sport Italia raportoi se 41-vjeçari është në bisedime për t’u kthyer në Juventus si zëvendësues i Wojciech Szczesny për një sezon, dhe pastaj do të merrte një rol në stafin e trajnerit Maurizio Sarri apo postin e drejtorit.
“Tani për tani është vetëm një ide”, tha Martina për Sport Italia.
Po ashtu, është raportuar se destinacione të tjera të mundshme të Buffonit janë edhe Porto, Parma, Brescia dhe Atalanta. /Gazeta Express/
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Britania dërgon anije luftarake në Lindjen e Mesme