UEFA ka hedhur poshtë zërat e medias spanjolle mbi planifikimin e një formati të ri, model Superlige, që do të aplikohej nga viti 2027.
Në një deklaratë zyrtare, qeveria europiane e futbollit tha se e ka tashmë formulën e re të Champions League, që do të nisë sezonin e ardhshëm dhe nuk po mendon për asnjë version të ri.
“UEFA nuk po punon për asnjë projekt të ri. Kundërshtimin tonë ndaj Superligës e kemi shprehur qartë dhe dokumentuar, ndaj zërat për një ide të re, janë krejtësisht të pabaza. Presim me padurim aplikimin e formatit të ri të kompeticioneve për klube, që do të nisë nga sezoni i ardhshëm”, thuhet në reagimin e UEFA-s./ss
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...