Real Madridi mund të vendos për të shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui pas disfatës së tyre sot (e shtunë) kundër Levantes.
Real Madridi nisi takimin e sotëm me dëshirën për të regjistruar rezultat pozitiv pas një numri të madh performancash aspak impresive, transmeton portali arbresh.info.
Presioni ka qenë në rritje për trajnerin Lopetegui për shkak se Real Madridi ka qenë në katër ndeshjet e fundit pa asnjë fitore. Por, ata u tronditën edhe sot në Bernabeu nga skuadra e vogël – Levante që i mposhti me rezultat 1 me 2.
Levantoi siguroi epërsinë në 2 me 0 pas vetëm 13 minutave të parë falë golit të bukur nga Jose Luis Morales dhe penaltisë nga Roger Marti. Atyre iu mohua më pas një gol kur Marco Asensio shënoi me kokë pasi topi i goditur nga Sergio Ramos goditi shtyllën duke u kthyer më pas te anësori që e fyti në rrjetë por që VAR e anuloi.
Marcelo arriti të realizojë një gol në minutën e 72, por jo para se Real Madridi të vendoste rekord të ri negativ në historinë tyre duke kaluar 464 minuta pa shënuar asnjë gol.
Marianos në fund iu anulua po ashtu një gol për shkak se ishte gjithashtu në pozitë jashtë loje.
Rezultati do të thotë se presidenti Florentino Perez është nën presion të madh për t’i thënë lamtumirë Lopeteguit.
Zinedine Zidane është i vetmi trajner me top klas aktualisht pa punë, por francezi u largua nga Real Madridi menjëherë pasi i siguroi atyre trofeun e tretë radhazi në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...