Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo është në garë me kohën për t’u rikthyer për derbin ndaj Barcelonës.
“Zonja e Vjetër” dje mposhti Dynamo Kiev-in me rezultat 2 – 0, ndeshje në të cilën portugezi nuk ishte i pranishëm shkaku që ka rezultuar pozitiv me koronavirus, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Il Corriere dello Sport, Ronaldo nuk e ka të pamundur të përballet me Leo Messi-n, por duhet të fitojë garën me kohën.

Gjithçka që ai mund të bëjë është të shpresojë rezultati të del negativ dhe kjo do jetë vendimtare duke marrë parasysh protokollin e UEFA-s lidhur me Ligën e Kampionëve.
Protokolli thotë se nëse një lojtar ka rezultuar pozitiv, duhet të jetë negativ për së paku një javë para ndeshjes në pyetje.
Mbetet të shihet, sidoqoftë lojtari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Hellas Verona-s në vikend./arbresh.info.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...