Christian Vieri, legjenda e Interit dhe Italisë, mendon se Zinedine Zidane ka bërë mirë që është rikthyer sërish në Real Madrid.
Zizu u rikthye në “Santiago Bernabeu” pas një sezoni dëshpërues që pati Madridi me Julen Lopeteguin dhe Santiago Solarin, tashmë të dy të shkarkuar, raporton Gazeta Express.
Reali synon të bëjë revolucion me Zidanen dhe sipas Vierit, francezi do të krijojë skuadër të frikshme për sezonin 2019/20.
“Zidane do të blejë shumë lojtarë – Casemiro, Kroos e Modric s’kanë çmim”
“Kur fitoni katër trofe të Champions League në pesë vite, mentalisht, do të bini. Edhe pse mendoni se nuk do të ndodhë, kjo ndodh në mënyrë natyrale, do të dështoni. Dhe kjo, s’do të thotë se është faji i lojtarëve, apo i trajnerëve, është diçka pothuajse normale sepse Madridi nuk mund ta fitojë sërish, ka ekipe tjera”, u shpreh Vieri.
“Pasi Madridi fitoi Ligën e Kampionëve, pas dy ditësh, e telefonova Zidanen dhe i thash: ‘nëse e fiton Ligën e Kampionëve vitin tjetër, do të të quaj ‘Harry Potter’ sepse je magjistar…. më tha, ‘jo do të largohem’. Askush nuk e dinte ende”, shtoi ai.
“Besoj se Zidane tani do t’i marrë lojtarët që do, por nuk mendoj se do të jetë Mbappe – jo tani për tani”.
“Mendoj se Zizu do t’i blejë të paktën dy mbrojtës, lojtar të ri, për të freskuar skuadrën”.
“Perez-Zidane janë si babë e birë dhe Florentino ia bërë të qartë të gjithëve, se e dua Zidanen sërish dhe mendoj se Zizu bëri mirë që u kthye. Tani do të ndërtojë vet skuadrën, do të blej yje, është e nevojshme, edhe pse kanë futbollistë të mirë – është e nevojshme sepse kanë fituar shumë dhe patjetër iu duhet një ndryshim”.
“Ka qenë sezon me ulje dhe ngritje, me shumë probleme. Por cili është problemi kryesor? Cristiano Ronaldo, ai u largua, shënoi 50/60 në vit për 10 sezone. Kanë Benzeman e Bale, por ata s’mund të shënojnë çdo ndeshje si Ronaldo”.
“Çfarë do të bëjë Zidane për ta kthyer ekipin ku duhet? Vitin tjetër ata do të blejnë sulmues, për këtë kanë më shumti nevojë. Ata kanë nevojë për ndryshime në fazën ofensive. Casemiro, Kroos, Modric – nuk do t’i kisha shitur për të gjitha paratë e botës”.
“Ai ka personalitet dhe për këtë e pëlqej, të gjithë e duan, ai sërish do të bëjë ekip, do ta bashkojë skuadrën. Nuk luanin disa lojtarë as me Zidanen, por të gjithë ishin të lumtur”.
“A bëri mirë Zidane që u kthye? Po, dhe mendoj se vitin tjetër do të shkojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”. “A mund të na thuash se mund të shkojë në finale? Nuk jam magjistar…”, shtoi mes tjerash Vieri.
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh