Një numër i madh i tifozëve të Paris Saint Germain kanë marrë pjesë në një sondazh online duke kërkuar shitjen e Neymarit këtë verë, por presidenti i Barcelonës – Josep Maria Bartomeu ka përsëritur qëndrimin e tij për të mos i ndihmuar klubit francez aspak për shitjen e yllit të tyre.
Raporti i keq mes PSG-së dhe Barcelonës ka bërë që skuadra franceze të ketë dyshime rreth dëshirës së gjigantit katalunas për të rritur interesimin ndaj transferimit të Neymrit dhe kur është pyetur rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me sulmuesin, Bartomeu ka thënë: “Asgjë nuk ka ndryshuar”, transmeton portali arbresh.info.
Rreth 79 për qind e tifozëve të PSG-së që i janë përgjigjur online sondazhit nga France Football kanë qenë të bindur se shitja e tij do të ishte në të mirë të klubit.
Sipas mediave spanjolle, trajneri i PSG-së – Thomas Tuchel ka bërë të qartë gjithashtu se nuk preferon të ketë në skuadër brazilianin sezonin e ardhshëm.
Barcelona do të reagojë vetëm në rast në marrëveshjen për të PSG dëshiron të përfshijë Philippe Coutinhon ose Ousmane Dembelen./arbresh.info/
Pacolli pret në takim ambasadorin Orav, diskutohet bashkëpun...
Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi edhe në rigjykim dënohet me...
Bordi i Paqes lanson faqen zyrtare, vendosen edhe flamujt e ...
E rëndë: Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që u godit pë...
Aktakuzë ndaj burrit që kërcënoi gazetarët në Viti
Mastantuono rigjen formën fizike, gati për përballjet vendim...