Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata në vlerë afër 5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, qendrës së parë ndërkombëtare për trajnime në Kosovë.
“Po e nisim edhe një kompleks modern sportiv, në përgatitje për Lojërat Mesdhetare. Kemi nënshkruar kontratën në vlerë afër 5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, qendrës së parë ndërkombëtare për trajnime në Kosovë”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Sipas tij, xhudistët tanë medalistë olimpikë e meritojnë më të mirën, prandaj po krijohen kushte të plota për ta.
“Ky projekt është edhe një falënderim i yni për Dritonin, Majlindën, Agronin dhe për të gjithë ata që e kanë lartësuar shtetin me punën dhe sukseset e tyre. Qendra do të përfshijë sallën sportive, hapësira moderne për fitness, pishinë për rigjenerim dhe trajnim, akomodim për sportistët dhe stafin, hapësira për kujdes mjekësor dhe të gjitha hapësirat teknike të nevojshme për ngjarje dhe funksionim të përditshëm. Punimet nisin së shpejti. Një investim që i shërben sportit, sportistëve dhe imazhit të vendit”, shkroi Çeku./rtk
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...