Shqipëria është mposhtur nga Anglia me rezultat 0-2 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të kualifikimeve për Botërorin 2026, e zhvilluar në “Air Albania Stadium”.
Megjithatë, humbja nuk e pengon Shqipërinë, e cila tashmë ka siguruar barazhin e Botërorit 2026, duke mbajtur gjallë shpresat për pjesëmarrje në turneun më të madh botëror.
Në ndeshjen e të dielës, të dy golat për skuadrën angleze i ka realizuar sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane.
Pjesa e parë ka përfunduar pa gola.
Anglezet e kanë dominuar lojën dhe kanë krijuar rastin më të mirë në minutën e tridhjetë e pestë, kur Bowen ka gjuajtur fort nga afërsia, por portieri Strakosha e ka ndalur.
Për Shqipërinë, rasti më i mirë në këtë pjesë ka ardhur në minutën e tetëmbëdhjetë, kur Hysaj ka lëshuar një gjuajtje të fortë po që ka shkuar mbi traversë.
Në pjesën e dytë, Hoxha ka pasur dy mundësi të mira për të shënuar, por portieri anglez, Henderson, i ka ndalur.
Kur dukej se ndeshja do të mbyllej baras, në skenë ka dalur sulmuesi i skuadrës gjermane.
Goli i parë ka ardhur në minutën e shtatëdhjetë e tretë pas një goditje këndi, kur sulmuesi shtatlartë është gjetur më së miri brenda zonës, ndërsa goli i dytë ka ardhur në minutën e tetëdhjetë e dytë kur prapë Kane është gjetur në vendin e duhur dhe e ka dyfishuar rezultatin./rtk
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave