Një tjetër katërshe e gjyqtarëve kosovarë është deleguar nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në Ligën e Konferencës. Është gjyqtari Besfort Kasumi, ai, i cili do ta gjykojë ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, ndërmjet skuadrës rumune, Sepsi Sfantu Gheorghe dhe skuadrës sllovake, Spartak Trnava.
Asistentë të Kasumit në këtë ndeshje do të jenë Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa, derisa gjyqtar i katërt Shpetim Murtezi. Kjo ndeshje zhvillohet të enjten, në orën 18:30, në stadiumin “Stadionul Municipal”.
Delegimi i vazhdueshëm i gjyqtarëve kosovar në ndeshje të garave të UEFA-s është një tjetër progres për FFK-në dhe për Komisionin e Gjyqtarëve, pasi po dëshmohet puna e mirë që bëjnë gjyqtarët tanë./Lajmi.net/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...