Prishtina e Re ka shkruar histori duke u inkudruar në Superligë pas fitores 1-3 ndaj Kikës në xhiron e fundit të Ligës së Parë, grupi B.
Për fitoren historike të kryeqytetasve shënoi dy herë Astrit Berisha, në minutën e 4-t dhe 75.
Kurse një tjetër gol e realizoi Abdoul Razack, tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Me këtë fitore Prishtina shpallet kampione e Ligës së Parë, grupi B me 69 pikë duke lënë pas Vushtrrinë me 67 sosh.
Kështu nga sezona e ardhshme, Prishtina e Re do të bëj gara në Superligë, kurse Vushtrria elitën e futbollit kosovar do ta kërkojë përmes barazhit./Arbresh.info

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje