Shitja e Biletave nga Federata e Futbollit të Kosovës pritet që të fillojë sot edhe pse ende nuk është bërë e ditur ora e saktë se kur kjo do të fillojë të bëhet.
Në fakt, kjo ishte planifikuar të bëhet të hënën duke filluar nga ora 16:00, por në orët e pasdites, FFK doli me njoftim zyrtare se kjo është shtyrë për një ditë më vonë për shkak të problemeve teknike.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, e cila do të zhvillohet më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është shtyrë për ditën e martë”.
“Shitja e biletave do të bëhet në mënyrë fizike në dy pika të shitjes së kompanisë “Artmotion” në Prishtinë. Për detajet tjera opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhej në njoftimin e FFK-së.
Ndeshja Kosova-Burkina Faso zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”./Telegafi/
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...