Prishtina publikon çmimet e biletave për ndeshjen në Konferencë Ligë, prej 10 eurove deri në 3 euro

14:23 | 18 Korrik 2021
A Z

Klubi i Prishtinës  të martën nga ora 18:00 do të luaj kundër Connah’s Quay Nomads në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja është e vlefshme për rundin e dytë të Konferencë Ligës, transmeton Indeksonline.

Fatmirësisht, në këtë ndeshje lejohen tifozët. Prishtina tashmë ka publikuar çmimin e biletave për tifozët.

Në Lindje është 5 euro bileta, në Jug dhe Veri është 3 euro kurse në Perëndim është 10 euro.

Bileta blihet me mjetë identifikues.

 

Të ngjashme