23 vite nga goli magjik i Roberto Carlos

16:01 | 3 Qershor 2020

Dita e sotme përkon me 23-vjetorin e njërit prej golave ikonikë të historisë së futbollit.

Ish-futbollisti i Brazilit dhe Real Madridit Roberto Carlos realizoi një golat më të çmendur në Turneun e Francës në vitin 1997.

Goditja e famshme në formë “bananeje” u popullarizua në mbarë botën për shkak të trajektores së paimagjinueshme që mori topi. Goli i ish-mbrojtësit brazilian konsiderohet si provë e thyerjes së ligjeve të fizikës.

Roberto Carlos njihet si njëri prej ekzekutuesve më të zotë të goditjeve të dënimit.

Lajmet më të lexuara