Barcelona ishte vetëm 20 milionë euro larg transferimit të yllit brazilian Neymar nga PSG, në verën e 2019, sipas ish-zëvendës presidentit Javier Bordas
Skuadra katalonase kërkonte që patjetër të nënshkruante me Neymarin gjatë vitit 2019.
“Ne i ofruam PSG 110 milionë euro plus Jean-Clair Todibo, Ivan Rakitic dhe Ousmane Dembele”, u deklarua Bordas.
“PSG dëshironte 130 milionë euro plus Todibo, Rakitic dhe Dembelen, kështu që Neymar ishte vetëm 20 milionë larg që të rikthehet përsëri. Por, që në fund nuk ndodhi kjo gjë”.
Neymar kishte kaluar katër sezone në Spanjë me klubin e Barçës, i cili ishte edhe pjesë e treshes sulmuese MSN, përkrah Lionel Messi dhe Luis Suarez.
Ai u bashkua klubit spanjoll në vitin 2013 nga Santosi, dhe fitoi dy tituj të La Ligas, tri Kupa të Spanjës, një Supërkupë, Botërorin e klubeve dhe Ligën e Kampionëve gjatë katër sezoneve sa ishte pjese e tyre.
Pastaj iu bashkua klubit francez me shifër rekord prej 200 milionë eurove.
Bordas gjithashtu tregojë që Barcelona ka tentuar të nënshkruaj edhe me yllin francez Kylian Mbappe, në të njëjtën verë që iu bashkua Neymar francezeve.
“Ne tentuam të sjellim Mbappen dhe Dembelen së bashku, Mbappe ishte i emocionuar që të vinte në Barça kur Neymar u largua”, tha ai./Gazeta Express/
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku