Skuadra e 2 Korrikut vazhdon të dominojë në grupmoshën nën 17-vjeç në futbollin tonë.
Sot, skuadra kryeqytetase u shpall kampione në Ligën U17, duke marrë titullin e saj të gjashtë radhazi në këtë kompeticion.
Ceremonia zyrtare e shpalljes së kampionëve u mbajt pas fitores që 2 Korriku e arriti kundër Trepçës, me rezultatin 3-1.
Medaljet dhe trofeu i kampionëve u ndanë nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Ismajl Ajeti, dhe kryetari i Komisionit të Garave për Ligën U17, Ardian Llumnica.
Ky sukses i përsëritur tregon angazhimin dhe përkushtimin e trajnerëve dhe stafit të 2 Korriku, si dhe talentin dhe aftësitë e futbollistëve të rinj kryeqytetas.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...