Pavarësisht se lëndimi do ta lë jashtë për një kohë të gjatë, Zlatan Ibrahimovic nuk e ka ndërmend të dorëzohet duke u pensionuar.
Reprezentuesi suedez sot ka vazhduar edhe zyrtarisht kontratën me Milanin.
Klubi italian ka bërë të ditur këtë të hënë se Ibrahimovic e ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2023.
40-vjeçari do të vazhdojë gjithashtu ta ketë numrin “11” në fanellë.
Zlatan Ibrahimovic u rikthye në janar të vitit 2020 në “San Siro”.
Ish-sulmuesi i shumë skuadrave evropiane dhe jo vetëm, në sezonin e fundit (2021/22) me Milanin e fitoi titullin e kampionit në Serie A./ Express
Official Statement: @Ibra_official ➡️ https://t.co/8BgZOIZ2Lv
Comunicato Ufficiale: Zlatan Ibrahimović ➡️ https://t.co/0A2sQdJppp#ReadyToLeaveAMark #SempreMilan pic.twitter.com/GN44NS1cLJ
— AC Milan (@acmilan) July 18, 2022
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...