Me kthimin e Max Allegri, Juventus tani pritet t’i ofrojë Giorgio Chiellinit një kontratë të re, megjithëse me një ulje page.
Marrëveshja aktuale e mbrojtësit do të skadojë më 30 qershor dhe ai pritej të largohej, duke vendosur nëse do pensionohej ose të provonte një përvojë tjetër jashtë vendit.
Ai mbush 37 vjeç në gusht dhe tani pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Juventusin që do ta çojë atë drejt fundit të karrierës së tij.
Sipas Calciomercato.com, ai do të fitojë më pak se 3.5 milionë euro në sezon, përcjell Gazeta Express.
Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu një klauzolë që lejon Chiellinin të bëhet pjesë e stafit të klubit pas pensionimit të tij në vitin 2022.
Me largimin e Gianluigi Buffon, Chiellini do të bëhet figura më e vjetër e Juventusit në dhomën e zhveshjes.
Qendërmbrojtësi i Italisë ka qenë në skuadrën e Bianconerëve që nga viti 2005.
I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inic...
Çka po ndodh me kontratën e Modricit te Milani?
Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran
Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”,...
Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të...
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...